Hyka rigjen magjinë dhe e pret BajerniJahmir Hyka kishte të njëjtin frymëzim në lojë si atëherë kur mahnit të dërguarit e Maincit në 45 minutat e ndeshjes miqësore ndërkombëtare Poloni-Shqipëri, më 27 maj 2007 në Reutlingen të Gjermanisë

Jahmir Hyka ka shansin të tregojë magjinë e tij kundër gjigantëve gjermanë të Bajernit të Munihut. Skuadra e tij, Mainc 05, që kryeson edhe Bundesligën 2 do të përballet, më 22 janar kundër rekordmenëve gjermanë, të cilët së fundi janë në kërkim të shërbimeve të Lorik Canës. Të martën, Mainc 05 fitoi 2-1 testin me Kickers Ofenbah (Bundeliga 3 gjermane).
Fantazisti i Kombëtares shqiptare luajti gjatë gjithë takimit (ishte pjesë e të dy formacioneve të hedhura në fushë nga Mainc). Trajneri Jorg Anderson në një deklarim për faqen gjermane rhein-zeitung.de është shprehur se Hyka është shumë mirë teknikisht, por i duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të mos u qëndrojë larg kundërshtarëve.
Gjithsesi, sipas gazetës gjermane “Rhein Zeitung”, “der Dribbler” (dribluesit) i ishin ngarkuar më shumë detyra taktike në krahun e majtë të mesfushës ofensive, por Hyka kishte të njëjtin frymëzim në lojë si atëherë kur mahnit të dërguarit e Maincit në 45 minutat e ndeshjes miqësore ndërkombëtare Poloni-Shqipëri, më 27 maj 2008 në Reutlingen të Gjermanisë.
E Merkure, 07 Janar 2009