Berisha te Varrezat e Deshmoreve Nderim atyre qe u flijuan per lirine

Përkujtohet sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministra të tjerë të kabinetit zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve.
Në fjalën e tij Kryeministri Sali Berisha shprehur nderimin dhe përuljen për të gjithë të rënët për Atdheun.
“Kjo është një ditë në të cilën fjalët kurrë nuk mund të shprehin atë që ndien zemra dhe shpirti për të gjithë ata të cilët flijuan jetën, rininë, gjithçka që ne sot të festojmë 100-vjetorin e Shqipërisë së pavarur të lirë kudo që ndodhemi në trojet tona. Ideali i tyre kombëtar ishte liria e kombit, sot shqiptarët janë të lirë,kudo që ndodhen. Luftuan që trojet shqiptare të bashkohen, sot trojet tona janë të lira në përpjekje për t’u bashkuar me të ardhmen europiane që meritojnë. 100 vjet më parë burra dhe gra u flijuan për pavarësinë”-tha kryeministri.
Më tej ai u shpreh se 5 Maji i këtij viti i gjen shqiptarët më të sigurt se kurrë, pas hyrjes në NATO dhe pas marrjes së liberalizmit të vizave.
“Secili prej tyre që prehet sot në flamurin e kombit, kur vështron vendin e tij që 100 vjet më parë përpëlitej midis ekzistencës dhe mos ekzistencës si shtet, shikon sot një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe që rend me ritmet më të shpejta për të kapur shekujt që iu grabiten nga diktaturat dhe pushtimet. Shqiptaret janë të lirië, të sigurt në të ardhmen e tyre” nënvizoi Berisha.
Homazhe në Varrezat e dëshmorëve janë zhvilluar edhe nga drejtues të partisë socialiste, ndërsa pas homazheve tek Monumenti Nënë Shqipëri kryeministri, Kryeparlamentarja dhe Lulzim Basha zhvilluan një vizitë në shtëpinë e dëshmorit Azem Hajdari.
Pas vizitës në shtëpinë e Hajdarit kryeministri u shpreh se ai ishte udhëheqës i Lëvizjes së Dhjetorit dhe frymëzim për gjithë shqiptarët.
"Në historinë e vendit Azem Hajdari, në udhëheqjen e lëvizjes studentore, që do të gjunjëzonte në dhjetor të vitit 1990 diktaturën më të egër dhe më të shëmtuar që kohërat kishin njohur ndonjëherë, do të mbetet frymëzim i përjetshëm për shqiptarët në përpjekjet e tyre për konsolidimin e demokracisë:- u shpreh Kryeministri, ndërsa shprehu nderim për Azem Hajdarin, figurën e demokracisë, që sipas tij ishte pjesë e lëvizjes historike dhe pati një jetë politike mjaft intensive.
Në axhendën e kryeministrit parashikohet edhe vizita në shtëpinë e dëshmorit Feti Vogli.