E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rrëzon Haxhinaston për largimin nga puna të vajzës së Shpresa Beçajt

Share

Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka fituar dje gjyqin ndaj Ministrisë së Jashtme. Ajo e kishte paditur ministrinë pas shkarkimit nga detyra si diplomate në përfaqësinë tonë në Vjenë.

Urdhri ishte firmosur në janar të këtij viti nga vetë ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Por gjykata e ka anuluar një urdhër të tillë dhe ka urdhëruar kthimin në punë të Selvi Beçajt në detyrën që ka pasur. Beçaj ishte Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OSBE, Vjenë. Shkarkimi i saj u bë pak ditë pasi Ilir Meta, kreu i LSI, mori pafajësinë nga Gjykata e Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›