E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: Partia e Topit do marrë vota nga Berisha

Share

Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com është shprehur për FRD, se partia e re e krijuar një javë më parë si e qendrës së djathtë, do marrë vota nga PD.

Përsa i përket mundësisë së një koalicioni mes LZHK e Fryma e Re Demokratike, që drejtohet nga Gazmend Oketa, por që gjithnjë cilësohet si partia e Topit, ai ka deklaruar se gjithçka do shihet në zhvillim e sipër, duke preferuar të presë.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nënvizoi se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet vetëm me konsensusin e palëve politike dhe përjashton në mënyrë kategorike mundësinë e zgjedhjes së një presidenti nga një palë dhe që të jetë produkt i shumicës së thjeshtë prej 71 votash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›