E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha te mbledhe aleatet"

Konferenca e pare e organizuar ne Vlore nga PDK, ka sjelle ne qytetin bregdetar kreun e saj, Nard Ndoka, si dhe te tjere drejtues se larte te kesaj partie. Takimin e hapi Gafur Shameti, anetar i kryesise se PDK-se lokale. Qellimi i kesaj konference ishte rizgjedhja e kryetarit te kesaj partie per Vloren, ku serish u konfirmuar Baki Jazaj, kryetari qe prej me se dy vjetesh mbante kete post, nderkohe qe kishte anetaresime te reja. Nderkohe qe ne qender te vemendjes ka qene dhe ngerci ne reformen zgjedhore. "I bej thirrje Berishes, si lider i partise me te madhe, tha Ndoka, te mbledhe kryetaret e partive te tjera per te diskutuar ne menyre me te gjere per bashkepunim, per kompromise dhe konsensus politik. Te vleresoje punen e te gjitha partive ne politike, pasi jane shume me gjere se PS-ja", tha Ndoka. O.H

Starova: "Rritje te lehte pragut elektoral"
Partia Bashkimi Liberal Demokrat do te mbeshtese cdo variant te reformes zgjedhore, pavaresisht konflikteve qe ekzistojne mes partive te medha dhe te vogla per kete problem. Gjate nje takimi te realizuar ne Elbasan, kryetari i kesaj partie, Arian Starova, u shpreh se "Bashkimi Liberal Demokrat eshte duke mbajtur nje qendrim te moderuar dhe do te hedhe hapa te matur ne kete drejtim". Starova theksoi se per forcen politike qe ai perfaqeson me shume rendesi ka zbatimi i kodit sesa varianti i tij. Me tej, ai ka vijuar duke thene se fajin per kete ceshtje e ka klasa politike, pasi, nese zbatohet ligji, cdo variant eshte i pranueshem. Anetari i Komisionit parlamentar per Zgjedhjet ka shtuar se eshte i nevojshem nje prag elektoral, pasi vendi nuk duhet te kete parti pa fund. PBLD eshte per rritjen e pragut, por jo ne perqindjen qe shfaros partite e vogla. F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›