E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Meta vdes per Kryeminister

Gjinushi i ka quajtur balliste kreun socialdemokrat te komunes Frakull, Viktor Cervanaku dhe ish-anetaret e partise se tij, qe u anetaresuan ne LSI. Nderkohe qe tere levizjen e Metes kunder opozites dhe themelimin prej tij te koalicionit "E majta per Integrim", e ka cilesuar si nje reagim ndaj Rames, per shkak se do karrigen e kryeministrit. Keto kane qene akuzat e ashpra te liderit socialdemokrat, Gjinushi, i cili ka zbritur ne Komunen Frakull, i shoqeruar nga deputetja e kesaj partie, Angjelina Kola, vetem dhjete dite pas vizites se kreut te LSI-se, Ilir Meta. Ne fjalen e tij, kreu i PSD, ka pohuar se "ish-anetaret dhe kreu i komunes, qe doli nga zgjedhjet e fundit te pushtetit vendor, u larguan si balliste te genjyer ne radhe te se majtes". Sipas Gjinushit, humbja e se majtes ka ardhur ne kohen qe Meta u nda nga Nano. "LSI-ja ka luftuar dhe lufton gjithmone per vete. Meta ka synuar gjithmone karrigen e kryeministrit. LSI-ja iku nga PS-ja se do pushtetin e saj, nderkohe qe PSD-ja do votat e se majtes. Une i di fare mire hilete e sistemit zgjedhor, por asnjehere nuk i kam perdorur ato, une vetem i kam denoncuar keto shkelje", ka qene deklarata e Gjinushit ne takim. Kreu i PSD-se, Gjinushi, ka atakuar edhe Kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij, duke pohuar fillimisht krizen energjetike qe ka mberthyer vendin. "Berisha eshte i deshtuar si ne te thate dhe ne te njome. Ne kohen qe vendi vuante mungesen e energjise elektrike, Berisha premtonte centrale berthamore dhe eksport te energjise elektrike. Me teorine e centralit berthamor Berisha u be me i rrezikshem se Presidenti i Iranit", tha ai, teksa ka bere ironi, duke deklaruar se Berisha ka 50 vjet qe kerkon gjermanin e fundit qe fshihet ne shtepine e tij ne Tropoje, per te percaktuar dhe daten e clirimit te vendit. Duke e akuzuar kreun e mazhorances per abuzime te forta ne rrugen Durres-Kukes, si dhe per zhytjen e vendit ne borxhe per kete rruge, nuk ka munguar te shprehet se dhe per zgjedhjen e Presidentit, Berisha ka realizuar trafikun e votes. Duke permendur ne kete rast dhe faktin se, sipas tij, Berisha e akuzoi Nanon per mafioz dhe e beri kandidat per President, Xhuvelin si peshkaqen te korrupsionit dhe tashme e ka ne qeveri minister. "Qeverisja Berisha nuk ka moral", perfundoi Gjinushi teksa ka bere thirrje per ta dhene voten majtas per realizimin e programit politik te se majtes se bashkuar.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›