Brace:"Topi, presion Kushtetueses per Sollakun"
Nenkryetari i Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace, reagoi dje per zvarritjen e konstituimit te njerit prej anetareve te Gjykates Kushtetuese. Sipas Braces, nje zvarritje e tille eshte e qellimshme. "Anetari i Kushtetueses, Kristofor Peci, ne vend te te cilit eshte dekretuar Vitore Tusha, ne menyre te kunderligjshme vazhdon te qendroje ne detyre", u shpreh Brace, duke shtuar se "Pecit i ka mbaruar mandati prej 15 muajsh, ndersa Vitore Tusha eshte dekretuar ne detyre me shume se 10 dite me pare". Por, duke kaluar ne nje akuze direkt, socialisti Brace theksoi se "Presidenti i Republikes vazhdon ta kerkoje kete vote, per nje sere ceshtjesh qe jane ne shqyrtim, duke filluar qe nga ceshtja ku se fundi mori pjese z. Peci ne gjykimin e saj, qe nga ceshtja e antikushtetueshmerise se ligjit per gjobat, deri te ceshtja qe, me sa duket, impenjon Presidentin ne nje veprim te tille, qe jane ceshtjet e gjykimit, mbi procedurat e shkarkimit te ish-prokurorit te Pergjithshem te Republikes, Theodhori Sollaku dhe brenda tyre dhe nje sere ceshtjesh te tjera".