“Berisha të publikojë lidhjet me Damir Fazliçin”
Autori i Lajmit: red.
Opozita në Kuvend ka thirrur kryeministrin Berisha në mocionin për debat mbi çështjen “Fazliç”. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Valentina Leksaj, i ka kërkuar Berishës të japë sqarime për akuzat ndaj tij. “Berisha u ka borxh shqiptarëve dhe Kuvendit një rrëfim të sinqertë për Fazliçin. Çështja “Fazliç” nuk është thjesht një çështje korruptive, por është një kapje e shtetit, kur për disa kohë Berisha vendos në favor të tij, shtetit, kur familjarët e tij rezultojnë të lidhur me të”, - tha Leskaj. Më tej, kryetarja e Grupit Kuvendor të PS-së ka përmendur raportimin para Fazliçit për çështjet e sigurisë kombëtare, gjë që, sipas Leskajt, është një kapje tipike e shtetit. Ajo akuzoi ndërkohë Berishën se ka vënë në mbrojte të Fazliçit jo vetëm qeverinë, por gjithë mazhorancën dhe ka shtuar sulmet ndaj institucioneve të pavarura deri te propozimi absurd për hetimin parlamentar ndaj Prokurorisë apo ekspertimin ndërkombëtar, duke angazhuar kështu institucionet e shtetit në një konflikt tërësisht privat. “Raportimi përpara Fazliçit, për çështje të sigurisë kombëtare, përtej groteskut të një qeverie qesharake, është një skandal i madh shtetëror”, - tha ajo. Numri një i deputetëve socialistë pohoi më tej se Prokuroria duhet të bëjë punën e saj për t i zbardhur këto afera të pista. “Zoti Kryemninistër, respektojeni të paktën një herë të vetme popullin tënd dhe institucionet përfaqësuese, siç është Parlamenti, duke u dhënë përgjigje pyetjeve të opozitës, bëjeni tani kur mandati juaj qeverisës është në fund”, - përfundoi Leskaj.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008