Aty ku mësohet instrumenti mes kakofonisë të tingujve
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Nuk ka klasa mjaftueshëm për studim, por edhe këto nuk kanë veshjet speciale për izolimin e zhurmave
Një orkestër është një orkestër, atëherë kur gjithçka koordinohet për të gjetur ritmin dhe harmonizimin. ndërsa …
…Një shkollë arti i ngjet një skene ku të gjithë njëherësh akordojnë instrumentat dhe provojnë kordat e zërit. Për veshin e vizitorit, ambiente të tilla janë krejt të lodhshme dhe nuk do të doje të qëndroje gjatë në hollet e korridoret ku kakofonia e tingujve i mbishtohet zhurmës së zakonshme të rrugës apo të kafeneve. Po për ata që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj kësaj gjullurdie tingujsh, do t ia vlente ne emër të të bërit art. Sidoqoftë, le të shohim më nga afër, se sa është e mundur të përgatitesh si artist në ambientet e një liceu siç është ai “Jordan Misja” në kryeqytet…
Artistët e vegjël të liceut artistik “Jordan Misja” i gjetëm me instrumenta në dorë korridoreve. Tingujt e flautit përzihen me ata të violinës, të tjerë tinguj vijnë nga dhoma e kate të tjera. Në këtë moment të vjen të pyesësh se si arrijnë këta fëmijë të luajnë ushtrimet e tyre dhe sa është e mundur të përqëndrohesh kur nga të gjitha anët vërshojnë tinguj që nuk i binden partiturës që ke para syve. Nxënësit që takojmë, na thonë se studimi në këto kushte është i vështirë, por janë mësuar tashmë me këtë fa(k)t. Edhe ata që studiojnë nëpër klasa nuk janë krejt “të imunizuar” nga kjo kakofoni tingujsh, ndonëse i depërtojnë muret me intensitet më të ulët.
Klasat e liceut nuk ndryshojnë nga ato të një shkolle të zakonshme, megjithë specifikën e tyre. Të bësh mësim në to është torturuese. Drejtoresha e Liceut, Evis Grezda, pranon se mësimi në këto kushte është i vështirë, por me gjithë kërkesat që janë të hershme (edhe para ardhjes së saj) për veshjen e mureve të klasave me material që izolon zhurmat, kjo gjë nuk është realizuar. Drejtoresha thotë se i është kërkuar Ministrisë së Arsimit që të realizohet veshja speciale e mureve, ashtu siç i duhet një shkolle muzike, por përgjigjja ka qenë negative: Kjo gjë kushton shumë. Tri vjet më parë, kur u bë rikonstruksioni i shkollës, nuk u mor për bazë kjo kërkesë. Madje, një kërkesë e tillë gjithnjë është konsideruar si e tepërt, përpara nevojave të tjera më urgjente…
Studimi pasdite
Të bësh “viu-viu” apo “tra-la-la” nëpër shtëpi, shpesh është bezdisëse për fqinjët dhe disa herë konfliktuese. Nxënësit e liceut artistik, edhe pse kanë një instrument në dispozicion, nuk kanë se ku ta ushtrojnë. Shtëpia nuk është vendi i duhur. Por edhe më të vështirë për të studiuar e kanë nxënësit konviktorë. Për këtë arsye, drejtoresha thotë se janë pajisur me leje të veçanta për të hyrë në ambientet e shkollës e për të studiuar pasditeve. “E kemi aplikuar edhe për ata që banojnë në Tiranë. Për nxënësit e vegjël është lejuar që të shoqërohen nga prindërit, sidomos ata që studiojnë në instrumenta të cilat nuk mund t i kenë në shtëpi, si përshembull, piano”. Prej saj mësojmë se studimi në ambientet e shkollës lejohet edhe gjatë ditëve të shtuna e të diela, por gjithçka është e planifikuar me orare dhe ambiente të përcaktuara. “Shkolla i ka dyert hapur për të gjithë ata që duan të studiojnë, por me rregull dhe mjedise të përcaktuara sepse unë duhet të di se ç bëhet në shkollë dhe për çdo gjë të njihet përgjegjësia”.
Prindërit e liceistëve
Të marrësh rrugën për në shkollë çdo pasdite për t i mundësuar fëmijës disa orë ushtrim në instrument, është mëse e lodhshme. Shumë prindër e bëjnë ende këtë, në pamundësi që t u blejnë fëmijëve veglën muzikore, sidomos kur kjo e ka emrin “piano”. Por me kalimin e kohës, pasi binden se investimi që po bëjnë për fëmijën, nuk është i kotë, disa prej tyre ua kanë blerë edhe pianon. Kështu kursehet së paku koha e ecejakeve të përditshme shtëpi-shkollë-shtëpi.
Dimri në lice bllokon gishtat në instrumenta
Të jesh nxënës në një shkollë pa ngrohje do të thotë që të mos shkruash dot me ritmin e duhur. Duart e mpira nga i ftohti janë një problem veçanërisht serioz për nxënësit që studiojnë instrumenta për shkak se këto kërkojnë një zhdërvjelltësi shumë të madhe të gishtave. Nxënësit liceistë historikisht kanë vuajtur prej të ftohtit. Ngricat e tij kanë luajtur mbi pentagrame pjesë të pazhdërvjellëta prej duarve të brishta që nuk binden dot siç duhen. “Nëse gishtat janë të mpirë, nxënësi nuk kryen dot ushtrimet në instrument”, thotë drejtoresha e liceut, që është edhe vetë një profesoreshë violine. Ajo shton se shpreson që ky shqetësim të jetë marrë këtë vit seriozisht në konsideratë. “Kemi kontaktuar me DAR dhe po presim teknikët të vinë të vënë në punë sistemin e kaldajave, që u instaluan dy vjet përpara, por nuk u ndezën asnjëherë”, na tha drejtoresha pak ditë më parë. Le të shpresojmë që premtimi për ngrohje që kanë marrë këtë vit, të përmbushet që këtë fundvjeshte dhe t i japë fund “prerjes së gozhdëve”.
Magazina me instrumenta të amortizuara
Të ndjekësh liceun artistik në një nga degët instrumentale, do të thotë të kesh edhe një instrument tëndin. Në fakt, është detyra e shkollës për t i siguruar çdo nxënësi instrumentin, gjë që Liceu “Jordan Misja” nuk e ka bërë dot. Drejtoresha pohon se shkolla ka një fond për instrumenta që miratohet çdo vit nga Ministria dhe se ky fond përdoret i gjithi për këtë qëllim, por prapëseprapë, nuk mund të mbulojë nevojat e të gjithë nxënësve. 50% e tyre i kanë blerë vetë. “Edhe ato instrumente që ka shkolla, duhen rregulluar, kanë nevojë për lutajo (mjeshtër) që t i kthejnë në gjendje pune. Instrumentat e prishur kanë kosto nga ana e tyre”, tregon Evis Grezda. Ajo shton se nevojat që nuk është e mundur t i mbulojë shkolla, i kanë mbuluar prindërit e fëmijëve, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi për ta pasur të tyren, është përgjigjjur shkolla. Por cili fëmijë nuk do të donte të kishte instrumentin e tij të shkëlqyeshëm, në vend të të vjetrit të shkollës?
Programi 4-vjeçar i liceut me sistemin 9+3, i parealizueshëm për degët pikturë, skenografi, kanto etj
Stonon reforma arsimore në Lice
Drejtoresha: Jemi shkollë kombëtare dhe reforma cënon formimin e artistëve
Reformës në arsim i ka hasur sharra në gozhdë pikërisht tek licetë. Ndryshimi i sistemit parauniversitar nga 8+4, në 9+3, duket se nuk ka llogaritur specifikat e shkollave të specializuara. Tashmë, stafet e këtyre shkollave i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit, që të rishikojë sistemin 9+3, pasi kjo strukturë hedh në erë programet dhe përgatitjen e nxënësve të disa profileve, të cilat fillonin në vitin e parë të shkollës së mesme (si piktura, skenografia, fotogafia, skulptura- artet figurative në tërësi, kantoja etj). Tashmë me këtë reformë, duhet të nisin në klasën e 10-të, ndërsa tri vjet për formimin e tyre janë të pamjaftueshme, pasi edhe programet janë 4-vjeçare. Një nxënës që fillon liceun për pikturë, ndonëse ka bërë vizatim edhe në ciklin e mëparshëm, dhe do të bëjë edhe në klasën e 9-të, absolutisht nuk përfiton njësoj nga një orë vizatimi me mësues vizatimi, siç përfiton nga programet specifike të liceut, ku për më tepër mësimi zhvillohet nga piktorë me emër, që janë pedagogë. “Pedagogët e liceut artistik (që është shkollë kombëtare) kanë të njëjtin profesionalizëm me pedagogët e Akademisë së Arteve, edhe pse trajtimi material nuk është i njëjtë”, pohon drejtoresha.
Shkollë masive
Evis Grezda: “Liceu duhet “të krihet” nga nxënësit pa talent”
“Me keqardhje, por në lice disa pedagogë nuk kanë parësore intonimin e nxënësve”
Liceu Artistik “Jordan Misja” ka aktualisht mbi 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurtarive dhe muzikore. Programi mësimor në këtë shkollë është i njëjtë me shkollat e tjera, ndërsa në tri vitet e fundit janë më të reduktura njohuritë e përgjithshme, për t u lënë më tepër hapësirë specialiteteve.
Shpesh dëgjon të thuhet: “Ata të tralalasë kanë shkollë të lehtë, nuk kanë matematikë që të nxjerr trutë”. Me idenë e një kalimi të lehtë, i futen liceut edhe nëse nuk kanë talent të mjaftueshëm. Por mentaliteti i ndjekjes së një shkolle arti si shkollë qejfi, është krejt i gabuar. Të ushtrohesh në instrument kërkon zell të madh e durim, që nuk e kanë të gjithë njëlloj dhe instrumenti, nëse e lë, të lë. Që në klasat e fillores nevojitet rreth 1.5-2 orë studim në ditë vetëm për solfezh e kjo kërkohet sistematikisht. Dalëngadalë disa kuptojnë se nuk janë të prerë për këtë punë, nuk kanë as të dhënat dhe as vullnetin për të sakrifikuar për instrumentin. Drejtoresha Evis Grezda pohon se ndonëse pranimi në këtë shkollë bëhet me konkurs, karakteri masivizues që i është dhënë asaj, e ka dëmtuar cilësinë. Ajo thekson: “Në shkollë kanë hyrë edhe kontigjente të dobëta. Mendoj se duhet bërë një punë më e mirë për përzgjedhjen e elementëve të talentuar. Personalisht jam për një shkollë cilësore dhe jo sasiore. Shkolla duhet “të krihet” nga nxënës që nuk kanë të dhëna të mjaftueshme dhe harxhojnë kohën dhe energjithë e tyre më kot këtu. Këta nxënës duhet t u kthehen shkollave të zakonshme dhe kalimi bëhet fare normalisht në klasën përkatëse.”
Por ajo që na bëri një përshtypje të veçantë, gati na hutoi, ishte pohimi i drejtoreshës së re, se një pjesë e mësuesve nuk e kanë primar intonimin (veshin muzikor) e nxënësve dhe kjo vjen sa prej faktit se edhe vetë nuk janë kaq mirë të intonuar, po aq edhe prej rrethanave të të punuarit me nxënës pa dhunti. Ajo shpjegon se për artistin nga natyra nuk është argëtuese të japë mësim, dhe, për më tepër kur punon me nxënës të dobët, ai demotivohet, mërzitet dhe realizimin e orës e redukton në një kalim radhe. “Të punuarit me nxënës të dobët ul nivelin e mësimdhënies, ul kërkesën për intonim – përmirësimin e veshit”.
Drejtoresha: Liceu artistik nuk është krijuar për të nxjerrë ahengxhinj
Çdo vit një numër nxënësish ndërpresin studimet në liceun artistik për t iu kthyer një shkolle të zakonshme 9-vjeçare. Pasi janë bindur se të ndjekësh një shkollë të tillë nuk është “pallë ariu”, dhe se kërkon talent e punë sistematike, vendosin ta ndërrojnë atë. Ndërkaq, jo çdokush që ka vesh muzike, doemos është i prerë për të qenë artist. Shija e mirë muzikore, kultivimi janë po kaq thelbësore. “Liceu artistik Jordan Misja frekuentohet nga një numër i konsiderueshëm nxënësish romë,- thotë drejtoresha me pakënaqësi të dukshme,- por ne nuk duam ta kanalizojmë shkollën tek ahengu. Kësaj shkolle i duhen nxënës që kanë intelekt dhe një shije të mirë mbi artin klasik, pra që kanë paraprakisht të dhëna të mira për t u kultivuar, sepse qëllimi i shkollës është të nxjerrë artistë profesionistë.” Natyrisht, duket raciste të paragjykosh shijet e fëmijëve mbi bazën e racave, fiseve e origjinës së tyre si dhe përbërjes sociale, por nga ana tjetër, kriteri estetik nuk mund të jetë i pavlerësuar në një shkollë arti. Eshtë pikëtisht kjo që duhet të bëjë dallimin e një shkolle të mirëfilltë me programe për të formësuar artistin duke i dhënë bazat e kulturës klasike, dallimin nga nevojat për të luajtur në një instrument, të cilat mund t i përmbushin fare mirë kurse me kohë të shkurtuar për qëllime qoftë edhe komerciale apo argëtuese, jashtë angazhimeve serioze profesionale.
Degët më të frekuentuara të Liceut (për muzikën)
1.Piano
2.Kitara
3.Violina
4.Fizarmonika
5 Instrumentat frymore
Pas 12 viteve të shkollimit
60% e nxënësve shkojnë në Akademi ku vazhdojnë degën e tyre
10% e nxënësve ndjekin shkolla të tjera të larta
10% e nxënësve studiojnë në degë arti të afërta me ato të liceut
20% e nxënësve shkojnë në akademitë e huaja
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008