Ruçi-Berishës: Kur do të shkoni në Tropojë
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se ka furnizuar me naftë Serbinë dhe kreun e saj, Sllobodan Milosheviç, duke punuar në këtë mënyrë kundër shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto fakte dhe shumë të tjera tregojnë për korruptimin e kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij. Komentet e Ruçit kanë sjellë reagimin e kreut të Qeverisë, i cili e pyeti atë në se i kishte zgjidhur problemet me Fatos Nanon. “Don Gramozi, a e ke zgjidhur gjakun me Fatos Nanon që të akuzoi për vrasje?” - tha Berisha. Komenti i tij ka marrë menjëherë kundërpërgjigjen e Ruçit, i cili ka hedhur poshtë një akuzë të tillë. “Zoti Berisha, meqë je i shqetësuar për atë që më ka bërë Fatos Nano, po them fillimisht që nuk është e vërtetë që më ka akuzuar. E megjithatë unë po ta jap përgjigjen me një pyetje: Zoti Berisha, ty të ka akuzuar një Tropojë e tërë kur do të vesh në Tropojë dhe kur do të lash gjakun e tyre?” - mbylli replikën Ruçi. Në muajin gusht të këtij viti, u lajmërua nga mediat se Kryeministri Sali Berisha do të realizonte një vizitë në Tropojë, madje zyrtarët vendorë konfirmuan lajmin duke prezantuar edhe axhendën. Kjo vizitë që sipas të dhënave në media të muajit gusht 2008, ishte planifikuar të kryhej në Has dhe Tropojë gjatë atij muaji por për shkaqe që nuk u bënë publike, nuk u realizua.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008