ISHP, 40 mijë përdorues droge në vend
Autori i Lajmit: red.
Duke konsideruar se adoleshenca është një moshë shumë e rrezikur për të rënë "pre" e përdorimit të drogave, sektori i Abuzimit me Substancat pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizata Jofitimprurëse "Feniks", ka organizuar disa trajnime me të rinjtë në rrethe. Sipas burimeve nga ISHP, përdorimi dhe abuzimi me drogat është nga dukuritë më problematike në shoqërinë tonë, ndaj specialistët e Sektorit të Abuzimit me Substancat pranë ISHP-së, me mbështetjen financiare të "Global Fund", kanë zhvilluar së fundmi trajnime me të rinj në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnje, Kavajë, etj. Në bazë të të dhënave, rezulton se numri i abuzuesve (vartësve) në vend ka kapur afërsisht shifrën prej 40 mijë persona ( rreth 1% e popullatës). Në vendin tonë substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis ( rreth 65 %). Përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% dhe rreth 10% janë përdorues të kokainës. Vëzhgimet dhe konstatimet e fundit tregojnë një rritje të preferencave për substanca sintetike të tipit të amfetaminës. Strategjia Kombëtare Antidrogë 2004 – 2010, në aspektin e reduktimit të kërkesës për drogë, evidenton qartë krijimin, ndër të tjera, të një rrjeti të efektshëm shëndetësor adiktiv.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008