"Berisha, tendencë për t'ua faturuar krimet zyrtarëve të tjerë"
Kjo Prokurore ka në tryezë, vjedhje si rruga e Kalimashit, vrasje si Gërdeci, shitje si Telekomi, vrasje si Remzi Hoxha, djegie kullash si Haklajt, ekstradime që kurrë nuk do bëhen si Izet Haxhia.
A është Prokurorja, kukull në shërbim të pushtetit ekzekutiv (siç ishte Prokuroria në vitet '92-'97)? Asokohe kishim të atillë prokurori që për skandalin "Arsidi" me 1.6 milionë arrestoi guvernatorin Hoti. Dolën dokumenta që ishte Berisha ai që bëri pazaret me Arsidin, ndërsa burgun e hëngri Hoti.
Edhe tani tendenca është e njëjtë. Të faturohen krime si Gërdeci dhe vrasje të tjera, të personave tretësorë, për t'i bërë koka turku. Të shohim nëse Prokuroria e 10 vjetëve më pas do bjerë sërish në grackën e politikës, apo do na tregojë që ndryshimi më në fund ka mbërritur.