"Oponenca ndaj kalbjes së PD-së, një lajm i mirë"
Mero Baze ka të drejtë. Berisha është plotësisht jashtë shinave. Qeverisja e keqe dhe veçanërisht Gërdeci e kanë varrosur jo vetëm qeverinë dhe Berishën, por edhe PD-në. Megjithatë distancimi nga Berisha ende nuk është i plotë dhe grupi që ka dalë kundër. Duken më shumë për ndryshim të Kushtetutës sesa për ndryshime të qeverisë dhe kreut të saj. Sidoqoftë qielli i PD-nuk është më krejt blu, sepse Berisha e nxiu me korrupsion. Tashmë ka vranësirë në PD, por bubullimat dhe goditjet, prej rrufeve, do të vijnë më pas... Pas deklarimit të kryetarit të PD-së, në Pac të Tropojës, se PD atje është shkrirë, dëgjohen edhe zëra të tjerë nëpër rrethe që PD është në thërrmim. Janë pasojat e mungesës së demokracisë së brendshme. Kjo mungesë do ta sakatojë PD-në edhe më keq, përderisa Berisha kërkon të mbetet i patjetërsueshëm. Risia është se ka filluar oponenca brenda PD dhe kjo është pozitive...