E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thirrje prokurorise Heto aferat korruptive te Rames

Akuzat ndaj PD-se Berisha PS po fsheh mega-aferat e saj. Debati politik qellim pluhurosjen e arritjeve te qeverise.

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga prokuroria zbardhjen e fakteve te publikuara qe akuzojne kryebashkiakun Rama per pervetesimin e 20 per qind te fitimit nga projekti per ndertimin e nje blloku ndertesash tek Kodrat e Liqenit. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te PD-se Kryeministri Berisha denoncoi faktin se me akuzat per korrupsion ndaj qeverise opozita po kerkon te mbuloje mega-aferat e saj. Pas kthimit nga Nju Jorku ku mori pjese ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se Berisha e cilesoi te mjerueshme kete levizje te opozites. Debati politik ka per qellim te pluhurose zhvillimet pozitive te vendit por asnje praktike nihiliste nuk do te mund te pluhuroste keto arritje. Ne vleresojme rolin e opozites por kur ajo mundohet qe me akuzat per korrupsion te mbuloje mega-aferat e saj kjo eshte e mjerueshme - deklaroi Kryeministri Sali Berisha.

Berisha Hetim spekulimeve me kasat fiskale

Kryeministri Sali Berisha lajmeroi dje se do te hetohet spekulimi me kasat fiskale. Ne kete menyre kreu i qeverise reagoi ndaj akuzave te kreut te PS-se dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama se me vendosjen e kasave per bizneset qeveria synon uljen e te ardhurave per pushtetin lokal. Shefi i qeverise gjate adresimit te perjavshem perballe deputeteve demokrate deklaroi dje se qeveria nuk do ti ule fondet per pushtetin lokal por nga ana tjeter e ftoi kreun e Bashkise se Tiranes te rishikoje sistemin e taksave per bizneset ne kryeqytet.

E garantoj z. Rama se nuk do te kete pakesim te buxhetit per bashkite dhe komunat absolutisht jo por nga ana tjeter meqe thote se qeveria po fut duart ne arken e pushtetit vendor i lutem qe te heqe duart dhe kthetrat e sejmeneve te tij nga arka e bizneseve qe per te siguruar jetesen djersin me shume se kushdo tjeter sepse ti besh ti trefish dhe katerfish taksen e gjelberimit dhe te bertasesh kur ia ul qeveria me ligj ate te na tregosh perralla me mbret se taksa e emrit qenka 1500 leke kur ne nje kohe qe qytetaret ne media e kane faktuar se eshte me e vogel se 300 dhe 400 mije leke atehere faktohet se grabitesit ketu nuk faktojne ate qe thua ti por nga 1500 e cojne ne 300 dhe 400 mije sepse ata qe e deklarojne para kamerave kete ata kane pergjegjesine e plote ne deklaraten e tyre - tha Berisha. Me tej Kryeministri foli per nevojen e vendosjes se kasave nga biznesi si nje kusht vendimtar per integrimin e ketij komuniteti ne tregun evropian.

Se shpejti ndertimi i tunelit Tirane - Elbasan

Kryeministri Sali Berisha beri dje te qarte se rritja e pagave dhe pensioneve infrastruktura rrugore dhe liberalizimi i vizave mbeten prioritet i qeverise. Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se shefi i qeverise theksoi se qeveria do te vijoje me rritjen e pagave dhe pensioneve dhe buxheti i shtetit do tu pergjigjet ketyre rritjeve. Zhvillimet ekonomike jane nga me pozitivet dhe ne kemi te drejte te parashikojme rritjen ekonomike - theksoi Berisha duke shtuar se Shqiperia eshte vendi me rritjen me te madhe te eksporteve si ne asnje vend tjeter.

Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se jane 400 projekte per infrastrukturen rrugore te cilat do te vazhdojne te zbatohen nga qeveria ku me perparesi do te kene 3 segmentet rrugore Tirane - Elbasan Elbasan - Berat dhe perfundimi i Rruges se Arbrit. Ai tha gjithashtu se qeveria po ben te gjitha perpjekjet per te permbushur me perpikmeri te gjitha kriteret e paraqitura nga Bashkimi Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Shefi i qeverise duke bere te ditura te gjitha arritjet e qeverise theksoi se asgje nuk mund te pluhurore ne mendjen e shqiptareve keto arritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›