E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thyen rekordin personal në not

Kryeministri, pushime në Dhërmi

Stafi i Kryeministrit ka shpërndarë edhe këtë vit imazhin sportiv prej rekordmeni të sporteve ujore të liderit të mazhorancës, Sali Berisha. Në një njoftim të shpërndarë dje nga zyra e shtypit e kreut të qeverisë theksohet se “edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish Dhërmiun për të kaluar pushimet. Kryeministri Berisha ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e tij si dhe me nipërit e mbesat, me të cilët është shumë i lidhur. Kryeministri Berisha e kaloi këtë fundjavë së bashku me familjen e tij, duke i mësuar not më të vegjëlve, mbesave të tij. Ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij ka pasur notin. Kryeministri theu sërish rekordin e tij personal në not. Ai vendosi një rekord të ri personal, duke notuar pa ndërprerje dhe duke përshkruar disa herë distancën deri te Bovat, në 127 minuta, kundrejt 123 minutave të një viti më parë. Pushimi në Dhërmi gjatë muajit gusht, për Kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›