E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha tregon fytyren njerezore fal faturat e energjise elektrike

Me arsyetimin e 22 marsit dites se ndarjes nga diktatura kryeministri Berisha ka shpallur sot ne mbledhjen e qeverise faljen e detyrimeve te prapambetura te energjise elektrike per disa kategori qytetaresh.


Duke bere nje krahasim te situates ne ditet e sotme me ate te 20 viteve me pare Berisha tha se ne mars 1992 ne Shqiperi kishte 80 papunesi sot ka nje varferi 12 dhe papunesia eshte afersisht kaq. Perqindjet jane perqindje dhe nuk masin dhimbjen njerezore ndaj dhe ne fytyren njerezore te kesaj qeverie mbetet angazhim konstant ndihma per ata qe jane me ne nevoje.

Me tej kryeministri u shpreh se ne kuder te 22 marsit qeveria vendos te cliroje nga detyrimet e prapambetura deri ne daten e marrjes ne dorezim te KESH-it nga CEZ-i te gjitha detyrimet e familjeve me ndihme ekonomike pensionistet invalidet grate kryefamiljare personat me status jetim.

Sipas Berishes i cili e theksoi disa here se kjo falje behet me rastin e 22 marsit me kete vendim mendohet te clirohen keto kategori qytetaresh nga nje barre te ciles nuk kane mundur ti pergjigjen me perpikeri per shkak te diferences te madhe ne te ardhura me kategorine tjeter te popullates.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›