E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i kombesise Gjykata e Permetit kerkese Kushtetueses

Gjykata e Permetit i ka derguar sot nje kerkese Gjykates Kushtetuese ku kundershton ligjin per gjendjen civile. Reagimi i Gjykates se Permetit vjen pas ndryshimit te kombesise nga shqiptare ne greke nga ana e qytetareve ne kete qytet.

Ne kerkesen e saj drejtuar Kushtetueses kjo gjykate argumenton se 500 qytetare kane ndryshuar kombesine dhe kerkesa per nje ndryshim te tille vijojne ne rritje.

Gjykata e Permetit i kerkon Gjykates Kushtetuese ndalimin e ligjit per Gjendjen Civile i cili i lejon keto ndryshime dhe informon per vendimin e saj per pezullim te te gjitha kerkesave te tilla deri ne nje vendim nga ana e Kushtetueses.


Nje kerkese e tille Gjykates Kushtetuese iu be nje muaj me pare edhe nga Gjykata e Sarandes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›