E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezantohen 12 maketet e Kuvendit te ri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli prezantoi dje 12 maketet e Kompleksit të ri parlamentar të Shqipërisë. Ajo prezantoi elementet kryesore të çdo maketi, shoqëruar dhe nga komentet përkatëse të arkitektit. Kryetarja e Kuvendit tha se Kompleksi i ri parlamentar do të jetë monumenti i kombit dhe i demokracisë. “Përmes gjuhës së arkitekturës, përmes peshës së sovranit, i materializuar në godinën e kompleksit që do të ndërtohet, Parlamenti i ri shqiptar do të jetë një shans dhe për kryeqytetin e vendit”, u shpreh Topalli. Sipas saj, ekspozita e maketeve do të qëndrojë e hapur për publikun, i cili nëpërmjet një programi të posaçëm elektronik, do të ketë mundësi të zgjedhë modelin e preferuar për godinën e kompleksit të ri parlamentar shqiptar.

Ndërsa brenda kryesisë së Kuvendit bëhej prezantimi i projekteve, kryetari i shoqatës së Arkitektëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe kryetari shoqatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kanë kundërshtuar këtë takim ku specialistët janë përjashtuar.

Ndwrkohw në projektligjin pwr ndwrtimin e Kuvndit tw ri, në nenin 3 thuhet se ish piramida i kalon në pronësi Kuvendit. Më tej në projektligj thuhet se çdo insititucion tjetër është i detyruar të veprojë sipas kërkesave të Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›