Kakavije, arrestohet per trafik droge polici

Jorgo Kokolis, komandanti i postes se policise se Sofratikes, ne rrethin e Gjirokastres, eshte ndaluar nga policia greke, i dyshuar per tentative te trafikut te lendeve narkotike.
Ne automjetin e Kokolisit ka qene pasagjere edhe nje grua dhe nje femije, qe sipas nje komunikimi zyrtar, po kalonin kufirin me dokumenta te falsifikuara.
Pasi ka kaluar pjesen shqiptare te Kakavijes, ku nuk eshte kontrolluar per shkak te pozicionit te tij ne policine e Gjirokastres, Kokolis eshte ndaluar nga policia greke, e cila dyshon per trafik droge.
Policia shqiptare nuk ka dhene asnje informacion ne lidhje me keto dyshime.