E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha u heq mjetet deputetëve e zyrtarëve

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit duket se do të kenë më pak privilegje se paraardhesit e tyre. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se tashmë është gati projekt-ligji i cili parashikon heqjen e makinave dhe shoferëve për deputetët dhe zyrtarët e lartë të administratës shtetërore. Sipas kryeministrit një transporti i një zyrtari kap shifrën e 19 mijë dollarëve në vit, prandaj ky privilegj do të hiqet dhe do të zëvendësohet me një bonus që do të kompesojë shpenzimet e transportit për këta zyrtarë.
Ndërkaq gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Sali Berisha ka miratuar vendimin që i kthen shtetit resortet turistike të cilat në vitet '90 iu dhane sindikatave. Sipas Berishes këto resorte iu dhanë sindikatave në bazë të një dekreti të cilin vetë Berisha e nxorri kur ishte president, por që nuk u miratua nga Parlamenti dhe që rrjedhimisht nuk ka fuqi ligjore.
Nderkaq qeveria ka vendosur edhe fatin e fshatrave turistikë , dhe paratë që do të mblidhen nga legalizimi i tyre do të shkojë për kompesimin e pronarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›