E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Përgjakje ee dhunë në prag të zgjedhjeve, 5 të vrarë

Disa persona të armatosur raportohet të kenë sulmuar paraditen e së mërkurës një bankë në Kabul, një ditë para se vendasit t'u drejtohen kutive të votimit. Më 20 gusht zhvillohet dhe procesi për të zgjedhur presidentin si dhe zgjedhjet lokale. Mediat informojnë se shpërthime dhe të shtëna armësh janë regjistruar rreth ndërtesës në qendër të Kabulit, ndërsa policia ka rrethuar bankën që u sulmua. Më herët miltantët talebanë deklaruan se do t'i sabotojnë zgjedhjet me sulme dhe atentate. Pesë anëtarë të grupit të personave që sulmoi një filial të bankës Pashtani në Kabul janë vrarë nga policia afgane. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Sipas zëdhënësit të ministrisë së Brendshme, policia tashmë e ka situatën nën kontroll dhe gjithçka është normalizuar. Ndërkohë të martën nga shpërthimi i një autobombe ne Kabul, u vranë tetë persona dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Nga ana tjetër forcat britanike janë akive në Afganistan, në provincën e Helmandit dhe në të tjera zona, ndërsa po merren me përgatitjet finale për të siguruar vendin gajtë zgjedhjeve presidenciale të së enjtes. Helikopterë dhe mjete të tjera ushtarake janë në dispozicion si dhe shumë patrulla oficerësh dhe ushtarësh. Të martën, një vetëvrasës duke sulmuar një patrullë të NATO-s në kryeqytetin afgan, provokoi vdekjen e të paktën tetë personave. Gjithashtu disa predha goditën pallatin presidencial dhe stacionin policor. "Një ditë para zgjedhjeve në Afganistan, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, u ka bërë thirrje banorëve që të marrin pjesë në votime masivisht, pasi në këtë mënyrë do të forcoheshin institucionet demokratike dhe jeta politike do të merrte fuqi të re", thuhet në deklaratën e kreut të OKB-së. Kandidatëve si dhe përfaqësueve të partive ai u bëri apel që të bashkëpunojnë ngushtë me komisionin e pavarur zgjedhor për të mundësuar zhvillimin e suksesshëm të votimeve. Ministria e Jashtme në Kabul u bëri thirrje mediave, që të mos informojnë për akte dhune ditën e zgjedhjeve, me qëllim që zgjedhësit të mos hezitojnë të japin votën nga frika e sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›