E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha u nis sot për në Samitin e PPE-së

Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Evropë, anëtarë të Partisë Popullore Evropiane do të mblidhen në një Samit të zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe në agjendë të tij është përgatitja për mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian.

Mikpritësi i Samitit është Presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj. /Start/

                                                                                             2012-06-28 08:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›