PS pro ndryshimit të sistemit zgjedhor
Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore tha mbrëmë se partia e tij ishte dakord për barazinë e votës, por shtoi se për këtë duhet të përgjigjet edhe Partia Demokratike.
“Prandaj që fjalët t’ia lënë vendin veprave është koha që publikisht Partia Demokratike të deklarohet që është e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor apo jo. I qëndron apo nuk i qëndron marrëveshjes së nënshkruar nga 26 partitë?! Partia Socialiste këtë çështje do ta bëjë pjesë të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ne publikisht e shprehim qëndrimin tonë. Kërkojmë që edhe partitë e tjera të mazhorancës, pjesëtare të tryezës së reformës zgjedhore, të vijnë në komisionin dhe të mbështesin qëndrimin tonë që çështja e korrektimit të sistemit zgjedhor të bëhet pjesë në ditët e mbetura të reformës zgjedhore. Është koha që Shqipërisë t’i japim një ligj të mirë zgjedhor që adreson transparencën, barazinë e votës dhe zgjedhjet e lira”, tha ai. /Start/
2012-06-28 09:37