E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha udhëzime ministrive për veriun

Zëdhënësja e Kryeministrit të vendit Juela Meçani në një deklaratë për shtyp u shpreh se situata në zonat malore në tërësi paraqitet nën kontroll.Gjithashtu zëdhënësja Meçani u shpreh se Kryeministri Berisha po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën e krijuar nga moti i keq në veri, verilindje dhe në jug të vendit. Sipas Meçanit Kryeministri Berisha ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Punëve Publike si dhe Ministrinë e Mbrojtjes që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të garantuar kalueshmërinë në akset rrugore kryesore kombëtare të vendit dhe për tu ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme komunave të bllokuara, komuna në të cilat nuk duhet të mungojë një komunikim i vazhdueshëm mbi problemet që mund të krijohen nga zhvillimi i situatës. Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se Kryeministri Berisha ka urdhëruar që njësi të pajisura të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhenios dhe Emergjencës Civile të vendosen në zonat e bllokuara dhe në akset rrugore kombëtare për të garantuar kalueshmërinë e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›