E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD akuza qeverisë

Tiranë -Partia Demokracia Sociale ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e rënduar në zonat malore të vendit, , si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Me anë të një deklarate për shtyp, Sekretarit Politik Artur Duçkallari tha se vështirësive ekonomike të zonave verilindore dhe jugore të vendit po u shtohen këto ditë edhe pengesat në qarkullim dhe izolimi i tyre, duke sjellë probleme të rënda në furnizimin me ushqime dhe garantimin e shërbimeve mjekësore për të cilët kanë nevojë këta banorë.

“PDS i kërkon qeverisë të marrë masa konkrete urgjente ne teren, e të mos mjaftohet me ngritjen e shtabeve të emergjencës dhe ndjekjen rutinë të situatës sipas skemave të vjetra demagogjike, por të angazhojë edhe ushtrinë dhe forcat e rendit për përballimin e kësaj situate emergjence. Shumë banorë të zonave të bllokuara nga dëbora prej kohësh kanë mbetur në harresën qeveritare, jo vetëm në dimër, por gjatë gjithë vitit. Në shumë fshatra të vendit, banorët sigurojnë ushqimin për fëmijët e tyre mes vuajtjeve të mëdha, ndërsa janë të detyruar të bëjnë kilometra rrugë në këmbë për të patur asistencën më elementare mjekësor”-theksoi Duçkallari.

PSD-ja akuzoi qeverinë për mungesën e projekteve serioze dhe efikase për të zbutuar varfërinë dhe për të garantuar shërbimet më jetike, në bazë të standardeve minimale të jetesës ne zonat verilindore dhe juglindore te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›