E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, urdhër ministrave: Urgjent mbyllja e privatizimeve

Kryeministri Sali Berisha kërkon angazhimin e të gjithë ministrave në procesin e privatizimeve, teksa e konsideroi atë si një përparësi absolute të administratës dhe një proces jetik. Ai urdhëroi dje anëtarët e kabinetit qeveritar që të mbyllnin sa më shpejt dhe me eficencë këtë proces, por duke theksuar se ritmet e tij duhet të jenë edhe më të larta. Në mbledhjen e Task-Forcës për Privatizimet u diskutua dje për ecurinë e këtij procesi, si dhe për angazhimin e të gjitha ministrive. Sipas kreut të ekzekutivit, privatizimet janë një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga qeveria për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Gjatë mbledhjes së Task-Forcës për Privatizimet, u diskutua për ecurinë e procesit të privatizimeve si dhe për angazhimin e të gjitha ministrive në këtë proces. Në takim ishin të pranishëm ministri i Financave, Ridvan Bode; ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti; ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli; ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi; ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera; ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu. Ky proces, - nënvizoi Kryeministri Berisha, - është një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare, proces themelor për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se ka pasur një lëvizje dhe një punë të gjithanshme nga ana e institucioneve për të shpejtuar këtë proces, i cili, në fakt, ka njohur një përshpejtim, por ritmet e tij duhet të jenë edhe më të larta. Kryeministri Berisha theksoi se procesi i privatizimeve është një përparësi absolute e administratës dhe një proces jetik, si dhe kërkoi nga të gjitha ministritë që të mbyllnin sa më shpejt dhe me eficencë këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›