Durrës, vetëdorëzohen në polici 2 të kërkuar
Vetëdorëzohen në policinë e Durresit dy të kërkuar për vrasjen e një të riu tre muaj më parë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku të rinjtë janë grindur për vendin e qendrimit të mjeteve, ndërsa 2 vëllezërit janë vëtëdorëzuar një ditë më parë.
DURRËS- Vetëdorëzohen 2 të kërkuarit nga policia. Vëllezërit nga Fieri, Romeo Braka 21 vjec dhe E.Braka 17 vjec akuzohen për vrasjen e ndodhur tre muaj më parë në qershor të këtij viti. Akuza që rëndon mbi ta është ajo e vrasjes me paramendim në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi në sheshin e furgonave në Durrës nga ku mbeti i vrarë Dritan Neza pas një grindjeje për vendin e qendrimit të mjeteve. Për dy vëllezërit,u lëshua dhe urdhër arresti që prej korrikut, ndërsa vetëm një ditë më parë ata u janë vetëdorëzuar bluve të qytetit.
(m.a/News24/BalkanWeb)