E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në pyjet e Mbrostar, autorët disa adoleshentë

Nje vater zjarri ka përfshirë sot kodrat e Vajkanit në komunën Mbrostar të qytetit të Fierit. Flaket tani kane intensitet te ulet. Dyshohet se shkak per flaket mund te kete qene nje loje mes adoleshentesh 

FIER-Nje vater zjarri ka përfshirë kodrat e Vajkanit në komunën Mbrostar të qytetit të Fierit, ndërsa dyshohet se një grup adoleshentësh mund të jenë autorët e mundshëm të zjarrvënies- Zjarri i rënë paraditen e sotme ka vazhduar për disa orë me radhë deri në mesditë. Dëmi i shkaktuar është konsiderueshem pas perfshirjes ne flake te dhjetra hektarëve me pyje, por ende nuk dihet shifra. Flaket kane rrezikuar dhe siperfaqe te tjera te mbjella me ullishte dhe vreshta. Ne vendgjarje mberriten dy zjarrefikese si dhe forca policore. Puna u veshtiresua per shkak te terrenit te veshtire ndersa u punua dhe me mjete rrethanore per venien nen kontroll te situates. Tashme flaket e zjarrit vazhdojne me intesitet të ulët, ndërsa rreziku është evituar.
Fatmirësisht nuk ka pasur rrezik në banesa apo të lënduar në njerez. Policia ka mundur te marre ne pyejtje disa persona ndersa dyshimi eshte se nje loje mes adoleshentesh eshte bere shkak për renien e zjarrit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›