Berisha uron Thaçin

Kryeministri Berisha uroi Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për zhvillimin paqësor të zgjedhjeve dhe fitoren e PDK-së.
"Kryeministri Berisha pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Zotin Hashim Thaçi, në të cilën e uroi përzemërsisht për zhvillimin paqësor dhe të civilizuar të zgjedhjeve. Kryeministri e uroi zotin Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe për fitoren e merituar në zgjedhjet e së dielës", thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit shqiptar.
"Kryeministri e përgëzoi zotin Thaçi edhe për të gjithë kontributin e tij, për zgjidhjen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit të të gjithë problematikës së krijuar dy muajt e fundit në Kosovë. Kryeministri Berisha u shpreh se në të gjitha këto zhvillime fitoi Kosova dhe demokracia e saj", thuhet më tej në urimin e Berishës.