Berisha uron besimtarët ortodoksë e të krishterë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është bashkuar urimeve për festën e Krishtlindjes.
Ai vizioti sot selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë, ku u takua edhe me kryepeshkopin Janullatos. Berisha tha se sot ndërojmë aktin më madhor të shoqërisë njerëzore, lindjen.
Jezusi, tha Berisha do të martirizohej për të ndriçuar mendjen e njerëzimit.
Uroj që Krishtlindjen tjetër ta festojmë më të begatë, tha kryeministri.