Dinamo kërkon Bakaj, Muzakën e Hallaçin

Trajneri i Dinamos, kroati Zllatko Dalic, më në fund është shëruar pas gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore dhe menjëherë ka shprehur dëshirat e tij, për të pasur në gjirin e 17-herë kampioneve tre lojtarë të Partizanit: Elis Bakajn, Gjergji Muzakën e Rahman Hallacin.
Mesfushori Rrahman Hallaci kërkohet edhe nga Vllaznia, por mediat sportive bënë të ditur se kuksiani do të bashkohet me blutë në Mavrovë, duke filluar nga e hëna e ardhshme. Hallaci vazhdon të stërvitet me Partizanin, ashtu si dhe Elis Bakaj.
Pranë Dinamos duket se është edhe Sabino Plaku, i kërkuar së fundi edhe nga Tirana. Plaku nuk arriti të ambientohej në Norvegji me HamKam, dhe klubi norvegjez nuk dëshironte më ta kishte në radhët e tij.