Vlorë, sekuestrohen 280 kg hashash
280 kg hashash janë kapur orët e para të ditës së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa poseduesit kanë rëndë në prangat e policisë.
Ky lajm konfirmohet nga uniformat blu, të cilët ende nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarve.
Lënda e llojit hashash është bllokuar nga efektivët e antidrogës, ndërsa ende nuk është zbardhur se për ku do të ishte destinacioni i drogës, sikurse dhe ku është bllokuar.