E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, mbyt gruan në fyt një natë para Vitit te Ri

LIBRAZHD- Krimi i rëndë trondit banorët e fshatit Skrok i komunës Qukës në qytetin e Librazhdit.

Një 32 vjecar është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, duke e mbytur në fyt në krevat. Viktima Zemrie Belba, nënë e një fëmije u gjet e vdekur në banesë të enjten në mëngjes. Fillimisht familjarët e Alfred Belbës, thanë se e reja kishte vdekur për shkaqe natyrore. Por ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se 31 vjecarja ishte mbytur nga i shoqi në fyt. Nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi të rëndë por dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozie e bashkëshortit ndaj gruas. Nga të dhënat e para Alfred Belba jetonte dhe punonte në Greqi dhe më 19 dhjetor ishte kthyer pranë familjarëve të tij për të kalaur festat e fundvitit.

Në pranga ka rënë dhe e ëma e 32 vjecarit, vjehrra e nuses Tixhe Belba 67 vjecare. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore në krim. "Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të hetimeve të para të kryera, nga ku rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me mjete rrethanore shtetasen Zemrie Belba."- informoi policia.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›