E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, vijojnë punimet për riparimin e shtyllës

Punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit vijojnë punimet për riparimin e shtyllës së tensionit të lartë që ndodhet pranë Fushë-Krujës, e cila u hodh në erë nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e së enjtes. Ndërkaq në fshatin Bilaj ku ndodhi shpërthimi ishtyllës së tensionit të lartë 220 kilovat ka mbërritur edhe grupi i eksperteve të policisë per kqyrjen e vendngjarjes. Mësohet se shpërthimi i shtylles 80 tonëshe është bërë me dinamit. Dëmtimi i shtyllës ka lënë pa energji elektrike disa qytete të cilat furnizohen nga kjo linjë e rendësishme transmetimi.
Probleme me furnizimin ka edhe në disa lagje të kryeqytetit. Megjithatë Kujtim Qemalli, drejtor i avarive në OST tha se janë marrë të gjitha masat që pasojat e këtij dëmi të jenë sa më minimale. Sipas tij nga ndërhyrja e OST është bërë e mundur riparimi i njërës prej linjave, e cila është edhe më e rëndësishmja.
OST shpjegon se shumë shpejt do të vendosë një tjetër shtyllë, pasi ajo e mëparshmja është dëmtuar rëndë. Gjithë ky proces do të zgjasë për të paktën një javë, por gjatë kësaj kohe furnizimi me energji elektrike do të bëhet përmes linjave të tjera.
Policia dhe grupe të anti-terrorit kanë nisur hetimet për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë që ndodh pikërisht një ditë para vitit të ri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›