Ngjarja në Fushë Krujë, ndalohen 10 persona
Policia e shtetit ka ndaluar 10 persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë ku u hodh në erë një shtyllë e tensionit të lartë.
Sipas informacionet më të fundit 10 personat e ndaluar nga policia po merren në pyetje në lidhje me dëmtimin e shtyllës ndërsa për njërin prej tyre është lëshuar edhe një fletë arresti pasi gjatë kontrolit në banesën e tij iu gjet një automatik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë pranë Fushë Krujës ku një shtyllë e tensionit të lartë është hedhur mbrëmë në erë duke lënë pa energji Tiranën dhe rrethinat përreth.