Kosovë, qeveriae re mblidhet përherë të parë
PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi qysh në mbledhjen e parë të qeverisë së Kosovës, e ka cilësuar atë si më të mirën në historinë e qeverive në Kosovë. Sipas tij, derisa qeveria e kaluar është njohur si qeveri e pavarësisë, qeveria e sapoformuar do të njihet si qeveri e integrimeve.
Sipas kryeministrit të vendit, agjenda e kësaj qeverie është për një Kosovë evropiane dhe integruese.Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme për dialog, mirëpo pa prekur çështjen e statusit dhe integritetit territorial.
Qeveria e vendit në mbledhjen e parë propozoi miratimin e projektbuxhetit vetëm për muajin mars, që nënkupton se shërbyesit civilë prapë do t’i marrin rrogat e tyre si më parë, pa rritje. Në këtë drejtim u bë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të bëhet publik programi i qeverisë.
(e.m/koha/BalkanWeb)