Feith uron presidentindhe kryeministrine Kosovës
PRISHTINË- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO) në Kosovë, Pieter Feith, njëherësh i dërguari
i posacëm i BE-së, uroi presidentin dhe kryeministrin e ri të Kosovës pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
“I uroj presidentin Pacolli dhe kryeministrin Thaçi për zgjedhjen e tyre në këto poste të rëndësishme dhe me përgjegjësi. Unë u dëshiroj atyre çdo sukses në punën e tyre në shërbim të të gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e Feithit.
Sipas tij, presidenti dhe kryeministri kanë role shumë të rëndësishme në udhëheqjen e zhvillimit të Kosovës në të ardhmen, duke përfshirë progresin e mëtejmë në perspektivën e saj drejt BE-së.
“Ata duhet t’i bashkojnë njerëzit. Ata duhet të nxjerrin më të mirën nga energjia dhe aftësia të cilën padyshim e ka populli i Kosovës me qëllim të ndërtimit të një Kosove demokratike dhe shumetnike që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo do të ndihmojë në angazhimin për të siguruar më shumë njohje. Unë po ashtu pres nga udhëheqësit e rinj dhe nga e gjithë Qeveria që të ndjekin rrugën e reformave të parashtruara në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit dhe që janë aq të nevojshme për Kosovën.”, thuhet në urim.
Po ashtu, Feith ka thënë se në adresimin e këtyrë çështjeve të ngutshme, i siguron presidentin dhe kryeministrin se do ta kenë këshillën dhe mbështetjen e tij.
(m.a/tg/BalkanWeb)