BE: Mirëpresimdialogun e qeverisë sëre të Kosovës me Serbinë
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Katherin Ashton dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim Stefan Fyle kanë mirëpritur konsolidimin e institucioneve të Kosovës dhe përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
Në një deklaratë të përbashkët Ashton dhe Fyle thanë se presin që qeveria e re të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht përforcimin e administratës publike, të shtrihet sundimi i ligjit dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve.
“Mirëpresim formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Presidentit. Ne presim të bashkëpunojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të ndihmojmë në përmbushjen e perspektivës evropiane të Kosovës. Ne gjithashtu presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike, të shtrihet sundimi i ligjit, dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve. Ne mirëpresim përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Këtu ne gjithashtu do të punojmë së afërmi me Kryeministrin dhe ekipin e tij të ri”- thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fyle.
(e.m/News24/BalkanWeb)