Karta e identitetit zevendesojne librezen shendetesore
Librezat shëndetësore do të dalin nga qarkullimi dhe qytetarët do të mund të drejtohen tek mjeku vetëm me kartën e identitetit. Aktualisht mjekët e familjes do të shkojnë shtëpi më shtëpi për të regjistruar popullatën nëpërmjet numrit të tyre të identifikimt një e dhënë kjo që bashkë me sëmundshmërinë e gjithësecilit do të hidhen në një regjistër të posaçëm në mënyrë që çdo mjek të ketë online listën e pacientëve të tij. Kjo nismë e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor u bë publike nga drejtoresha, Elvana Hana gjatë një takimi me mjekët e familjes në Tiranë.