E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Kosova zemra e Serbisë, do luftojmë me paqe për Kosovën

BEOGRAD - Kandidati për president i Republikës së Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi sot se kosovarët janë zemra e Serbisë ndaj do të luftojë në rrugë paqësore për Kosovën. Këto deklarata Tadiçi bëri gjatë fushatës së tij në Sabac, raporton B92. 

“Secili qytetar është zemra e Serbisë, sepse siguron të ardhmen e vendit. Nuk lejoj të na shkelin në Kosovë, të cënohet integriteti ynë në Kosovë, por nuk dëshiroj luftë. Duam që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën”, ka thënë Tadiç. 

Kandidati për president i Serbisë, njëkohësisht ish-president ka theksuar se nuk e përkrah idenë e ndarjes së Kosovës, nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje, e cila nuk do të jetë e lehtë. 

“Duke mbrojtur Kosovën ne mbrojmë integritetin e vendit tonë. Ndaj nuk do të ndalemi të mbrojmë interesat tona nacionale, ndryshe do të vinim në pikëpyetje integritetin, dhe gjithçka tjetër, siç janë investimet dhe e ardhmja”, deklaroi ndër të tjera Tadiç. 

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›