Marreveshja me Policine Shqiptare

OSBE-ja ka ndërmjetësuar në një marrëveshje me Policinë Italiane, për asistencë për forcat e Policisë Shqiptare.
Marrëveshja e nënshkruar në ambjentet e ambasadës italiane u përshëndet nga kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth dhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Drejtori i Përgjithshëm Burgaj vlerësoi marrëdhënien e bazuar në besimin reciprok midis policive respektive të Italisë dhe Shqipërisë.
“Tek policia italiane kemi gjetur jo vetëm një partner të rëndësishëm në luftën kundër krimit, por mbi të gjitha kemi gjetur vullnetin dhe dëshirën e mirë për mbështetje të vazhdueshme”, u shpreh ai.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, z. Francesco Cirillo, garantoi angazhimin e mëtejshëm të institucionit që ai përfaqëson në mbeshtetje të Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se “duke u mbështetur në përvojën e përftuar gjatë këtyre viteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale, Policia Italiane mund të japë një kontribut të vlefshëm për Policinë Shqiptare me synim zhvillimin e mëtejshëm të saj”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes delegacioni i policisë italiane kreu takime me drejtuesit dhe një delegacion të Policisë së Shtetit.