E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, vizitë dy-ditore në Itali. Takime me krerë të lartë të qeverisë italiane

Kryeminsitri Sali Berisha udhetoi kete te enjte drejt italise ku do te zhvilloje nje vizite 2 ditore me ftese te kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Sipas njoftimit zyrtyar ne faqen elektronike te kryeminsitrise mesohet se në ditën e parë të kësaj vizite, kryeministri Berisha është i ftuar nderi në Forumin Ekonomik “Italy and South Eastern Investment Formum”, i cili zhvillohet në Verona, në të cilin Berisha do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Gjatë këtij aktiviteti, kreu i qeverise do të takohet me Ministrin e Ekonomisë të Italisë, Claudio Scajola si dhe me përfaqësues të grupeve të biznesit, pjesëmarrëse në këtë Forum.

Ndersa nNë ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, Berisha do të
zhvillojë takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë,
Gianfranco Fini, në Pallatin Montecitorio dhe më pas, do t’i drejtohet
Pallatit Chigi, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe takimi me
Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi. Dy homologët do të
nënshkruajnë edhe Dokumentin e Partneritetit Strategjik.
Në fund të vizitës së tij zyrtare në Itali, kryeministri Berisha do të
pritet në takim në Campidoglio nga Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni
Alemano.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›