E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza, presidenti Topi pret ambasadorin e OSBE

(update) Dy ditë larg tryezës me Ramën dhe Berishën presidenti Bamir Topi vazhdon serinë e konsultimeve me diplomatët në vend. Kreu i shtetit priti paraditen e së enjtes ambasadorin e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, ku në qendër të takimit si gjithnjë ka qene tryeza dhe mundësitë për zgjidhjen e ngërçit politik që vijnë prej saj. Ashtu si në deklaratën për shtyp të një dite më parë dhe në sinkron me ambasadoret e tjerë, Bosh i ka shprehur kreut të shtetit vlerësimin për rolin që ka marrë përsipër.

• SHBA: Tryeza mundësi për zgjidhje. OSBE: Mireprësim tryezën e
presidentit

Gjithashtu duke e  siguruar atë i ka ofruar gatishmërinë, përvojën dhe
asistencën e OSBE në rifunksionimin e suksesshëm të demokracisë
parlamentare shqiptare.

Ky takim, është në vazhdën e konsultimeve të shpeshta të këtyre 2 javëve
të fundit që kreu i shtetit ka bërë me faktorin ndërkombëtar, të cilët
kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për rolin e Topit si moderator në
zgjidhjen e krizës.

Nderkohe nje dite me pare Shtetet e Bashkuara dhe OSBE u deklaruan ne
mbeshtetje te tryezes politike që do të ulë në krahë të Topit, Ramën dhe
Berishën. Ambasada amerikane ne Tirane, nepermjet nje deklarate te
posacme shtypi, e quajti  tryezën një mundësi konkrete dhe  të
rëndësishme për zgjidhjen pa vonesë të ngërçit politik. Ne te njejten
linje dhe në të njejtën form u shpreh dhe Robert Bosch, duke thene se
OSBE e mirepret nismen e presidentit duke e vleresuar ate si nje hap
konstruktiv dhe inkurajues drejt zgjidhjes së ngërçit politik aktual.

Përsa i përket tryezës, mësohet se 2 liderët partiakë nuk do të jenë të
vetmit që do të ulen në të, pasi do të shoqërohen dhe nga ekpertë të
cilët mund të vijnë më pas negociatat.

Elona Gjylmi
 

Azhornuar së fundi ( e enjte , 11 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›