E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Zgjedhjet e 2007-es, me te veshtirat deri me tani

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata, tha dje para deputeteve se viti qe shkoi ka qene teper i ngarkuar per institucionin e tij, per shkak te zgjedhjeve te pushtetit lokal. Gjate raportimit para Komisionit te Ligjeve, per aktivitetin njevjecar te KQZ-se, Gjata theksoi se zgjedhjet vendore te vitit te kaluar mbeten me te veshtirat. "Duhet pasur parasysh se zgjedhjet e shkurtit 2007 ishin me te veshtirat ne te gjithe historine e proceseve zgjedhore demokratike ne Shqiperi e KQZ i mbylli ato me sukses", tha Gjata. Sipas tij, ne raportin e institucionit paraqitet ne menyre te hollesishme analiza e administrimit te procesit zgjedhor sipas te gjitha etapave. "Ne cdo etape te veprimtarise se KQZ-se per administrimin e procesit zgjedhor eshte evidentuar problematika, shkaqet e lindjes se tyre dhe nderhyrja e KQZ-se per cdo rast me akte, per te garantuar vazhdimesine e procesit", tha Gjata. Pavaresisht kritikave te ashpra, qe opozita ka pasur gjate zhvillimit te zgjedhjeve ndaj kryetarit, ne mbledhjen e djeshme te komisionit nuk pati debate. Perkundrazi, vetem degjim te raportit qe u paraqit nga kreu i KQZ-se. Ne dokumentin vjetor te dorezuar nga Gjata, pasqyrohen problemet qe komisioni ka hasur gjate zgjedhjeve, si numri i larte i ankimeve apo nderrimi i shpeshte i komisionereve nga forcat politike.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›