Berisha vizitë në Tuz: Ruani identitetin kombëtar!
TIRANE- Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri Berisha u ndal pasditen e djeshme në Komunën Urbane të Tuzit. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Berisha u prit fillimisht nga kryetari i Komunës, Nikola Gegaj dhe më pas, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit.
Kryeministri Berisha i vlerësoi ata për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen shqiptare, në të gjitha kohërat. Gjithashtu, ai u shprehu atyre mbështetje nga ana e Shqipërisë, në çdo përpjekje për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar, kulturor, si dhe në çdo përpjekje për një shkollim më të mirë për ta.
Kryeministri Berisha deklaroi se "gjej këtu një qeverisje vendore të zgjedhur nga shqiptarët, e cila, në bashkëpunim me qeverinë qendrore, ndërmerr një seri projektesh zhvillimore, për të cilat ka nevojë jetike malësia. Në një hark të shkurtër kohor, shqiptarët në Mal të Zi kanë bërë përparimin që Mali i Zi ka bërë në hapësirat e lirisë. Ju keni mbështetur pavarësinë e këtij vendi. Pavarësia e Kosovës dhe Malit të Zi e kanë bërë Ballkanin një gadishull të lirë. Jam shumë krenar me rolin që luajtën shqiptarët. Sikundër, u jam shumë mirënjohës autoriteteve të këtij vendi, udhëheqjes së këtij vendi, për mbështetjen dhe vendimet e tyre në mbështetje të çështjes së drejtë të shqiptarëve në Kosovë".
Berisha ftoi shqiptarët në Mal të Zi t’i bashkohen festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.
“Ky vit duhet të na bashkojë ne në një përpjekje të madhe për të nderuar veprën e paraardhësve tanë, për të nderuar veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan dhe u flijuan që ne sot të jemi njerëz të lirë, në nderim të të gjithë atyre që derdhën lumenj djerse për të vazhduar këtë vepër. Ne do ta shfrytëzojmë këtë akt, këtë moment të madh, për një vështrim të fuqishëm drejt të ardhmes, drejt Evropës", tha Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)