21 janari, Tahiri: Berisha të hetohet, Paloka: Përgjegjës është Rama
TIRANË- Gjatë debatit të lirë në Kuvend, e mori fjalën i pari deputeti Sajmir Tahiri i cili i kërkoi edhe njëherë kryeministrit Berisha të ofrojë gatishmërinë e tij për tu hetuar.
"Sali Berisha është njeriu që ka dhënë urdhër në 21 janar. Në kryeministri është konsumuar një krim, u fsheh e vërtëta, u fshi serveri i kryeministrisë,Berisha krijoi një skenar për të çmontuar institucionet. Berisha duhet të ofrojë gatishmërinë e tij për tu hetuar nga Prokuroria”, tha Tahiri.
Ndërsa deputeti i PD-së Edi Paloka, lidhur me ngjarjet e 21 janarit, tha se përgjegjësi i vetëm i vrasjeve në bulevard është lideri i opozitës Rama.
“21 janari erdhi në vëmendjen e publikut nga Ina Rama, duke krijuar idetë që hetimi gjithëpërfshirës ishte përmbushur. Për çfarë iu desh 1 vit Ina Ramës? Për të përcaktuar listën me Edi Ramën nga garda dhe opozita? Rama është përgjegjës për vdekjet”, tha Paloka.
Ai shtoi më tej se “dy personazhe të tjerë prisnin rrëzimin e Berishës, kryeprokurorja dhe Presidenti”, me qëllim që të fitonin edhe një mandat tjetër nga Rama, sic u shpreh deputetet i PD-së.
Paloka deklaroi se“Meqë Rama ka qejf të hetohet të presë kur t’i vijë koha, të presë ta hetojë një prokuror tjetër”.
(ma.ar/BalkanWeb)