E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, vizite sekrete tek trupat tona ne Afganistan Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha viziton per te paren here trupat shqiptare ne Afganistan, te vendosura atje prej disa vitesh tashme. Burimet zyrtare te kryeministrise, konfirmuan tashme viziten "sekrete" te kreut te qeverise tek trupat tona ne Kandahar, si pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut. Mesohet se vizita e kryeministrit Berisha, per te cilen nuk behen te qarta momentet e nisjes, me ushtaraket shqiptare u mbajt sekret per arsye sigurie. Nderkohe qe ne axhenden e kreut te qeverise, mesohet se nder te tjera ishin te percaktuar pervec takimeve me forcat tona komando edhe takime me drejtues te larte te komandes se NATO-s ne Afganistan, ndonese nga ana e qeverise nuk ka nje axhende zyrtare te bere publike per kete vizite. Kreu i qeverise eshte takuar me Komandantin e trupes Nderkombetare ISAF, gjeneralin John Allen. Berisha ka vizituar trupat shqiptare ne qytetin e Kandahari dhe ate te Kabulit. Eshte planifikuar kthimi ne Shqiperi gjate mengjesit te se dieles. Vizita e paparalajmeruar e kreut te qeverise ne Afganistan, vjen pak kohe pas humbjes se kapitenit Feti Vogli ne krye te detyres dhe plagosjes se nentetar Aleksander Pecit, gjate nje operacioni paqeruajtes ne Kandahar. Vogli ishte i pari komando, i cili humbi jeten ne misionet paqeruajtese. Ai u nis si pjese e misionit luftarak "EAGLE 4" ne janar te ketij viti, ne perberje te Batalionit te Forcave Speciale ne Kandahar te Afganistanit. Sipas Ministrise se Mbrojtjes, gjate nje misioni inspektimi dhe shoqerimi ne rajonin Shadizi Robat ne afersi te Bazes Ushtarake ne Spin Boldak ku Grupi i Pare Special i Kontingjentit "EAGLE 4", qe vepron ne kuader te operacionit ISAF, ra nen zjarrin e befasishem te nje efektivi te policise lokale afgane. Ndersa mundi te shpetoje nga ky incident, nentetari Aleksander Peci, i cili u rikthye ne Shqiperi, pas disa jave qendrimi ne nje spital ushtarak amerikan ne Gjermani. Ai u plagos rende me 20 shkurt te ketij viti, gjate sulmit te nje ushtari afgan mbi komandot e NATO-s, ne Kandahar. Trupat shqiptare me mision paqeruajtes, por vecanerisht ata me mision luftimi kane marre vleresime te jashtezakonshme nga shtabi qendror i NATO-s ne Afganistan. Ne viziten e tij ne Afganistan mesohet se kryeministri Sali Berisha shoqerohet edhe nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, dhe Dritan Demiraj, Komandanti i Komandove Speciale. Kjo eshte vizita e pare e kryeministrit Sali Berisha ne Afganistan prane trupave tona komando qe nga nisja e tyre si pjese e misioneve paqeruajtese.

Kontingjenti i 20-te paqeruajtes, u nis nje jave me pare ne Kabul

Vetem nje jave me pare, ne mjediset e Komandes se Batalionit te Policise Ushtarake ne Sauk u zhvillua ceremonia e percjelljes se Kontingjentit te 20-te Paqeruajtes ne Afganistan. Ne kete ceremoni ishin te pranishem ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zevendesambasadorja e Republikes se Turqise ne Tirane, Aslle Umar, atasheu ushtarak turk, kolonel Zafer Ugur, drejtore dhe ushtarake te tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te FA, si dhe familjare te efektivit qe niset ne mision. Kontingjenti 20-te Paqeruajtes i Policise Ushtarake qe u nis me mision ne Kabul te Afganistanit ka ne perberje nje toge prej 22 ushtarakesh, te cilet jane trajnuar dhe stervitur ne terrene te veshtira, si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ky kontingjent do te veproje ne perberje te kontingjentit turk qe vepron ne Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›