Kremtohen Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Anastas drejton meshën e shenjtë
TIRANE - Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës, ringjalljen e Krishtit.
Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Me shprehjen “Merrni dritë nga drita që nuk perëndon kurrë”, Kryepeshkopi Janullatos iu drejtua besimtarëve ortodoksë në mesnatë, në momentin e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e pashueshme e Perëndisë.
Flaka që u ndez në atë moment simbolizon ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq. Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pashket, urimi i plote i Kryepeshkopit Anastas Pashkët, Presidenti Topi uron: Fat e begati popullit shqiptar Festimet e Pashkëve, fluks emigrantësh në kufi