E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkon të premten në Romë, takim me Berluskonin

Tiranë, 9 Shkurt NOA Kryeministri Sali
Berisha niset të enjten në Itali për një vizitë dyditore ku do të ketë takime
me zyrtarë të lartë të shtetit fqinjë, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime
zyrtare nga qeveria.

Konfirmohet se të Enjten, Berisha do të jetë i
pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që organizon Ministria e Ekonomisë së
Italisë në Verona, si i ftuar nderi.

Bashkë me Berishën mësohet se do të jetë dhe
ministri ynë i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Të nesërmen, (diten e Premte), Berisha do të
udhëtojë në drejtim të kryeqytetit Romë, ku do të ketë një vizitë zyrtare dhe
takim me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.

Pas takimit, do të ketë një konferencë të
përbashkët për shtyp.

Burimet e mësipërme, bënë të ditur se Berisha
dhe Berluskoni do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim strategjik,
por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›