Kryeministri Berisha pret për vizitë ambasadorin e ri të Izraelit

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha
priti sot në një takim ambasadorin e ri të Izraelit, David Cohen, me rastin e
fillimit të misionit të tij në Shqipëri. Duke e uruar Cohen për detyrën e re si ambasador i
Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i shtetit të Izraelit në Shqipëri, Berisha i shprehu
atij kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve ne mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha ndër
të tjera vlerësoi punën e mirë të ish- ambasadores izraelite në Tiranë dhe
shprehu bindjen për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me ambasadorin
Cohen.
Ndër të tjera, Berisha i kërkoi ambasadorit
izraelit që me punën e tij të nxisë më tej interesimin e biznesit izraelit për
të investuar në Shqipëri, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë,
turizmit dhe energjetikës.
Nga ana e tij, ambasadori Cohen, shprehu
falënderimet e tij për mbështetjen dhe interesimin që kryeministri dhe qeveria
shqiptare i kushtojnë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve mes
dy vendeve tona dhe premtoi se gjatë misionit të tij, do inkurajojë zhvillimin
e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
n.e/NOA